Ndërlidhjet

Vritet shtatzëna afgane rrugës për në spital


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Zyrtarët thanë se një bombë e vendosur në rrugë ka vrarë një grua afgane shtatzënë, që po dërgohej në spital për të lindur fëmijën e saj.

Ministria e Brendshme afgane tha se bomba që shpërtheu në Sar-i Pul po ashtu ka vrarë katër anëtarë të familjes-një burrë, dy gra dhe dy fëmijë.

Ministria tha se bomba ishte vendosur nga “armiqtë e paqes dhe stabilitetit”-një term i përdorur për të përshkruar militantët talibanë.

Në provincën qendrore të Gaznit, katër civilë raportohet të jenë vrarë kur një mortajë e hedhur prej luftëtarëve talibanë e ka goditur shtëpinë e tyre.

OKB-ja thotë se talibanët dhe aleatët e tyre janë përgjegjës për 80 për qind të vrasjes së civilëve në Afganistan, ndërsa trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja dhe aleatët e tyre afganë janë përgjegjës për të tjerat.
XS
SM
MD
LG