Ndërlidhjet

Rexhepi: Koha për azil politik dhe ekonomik ka kaluar


Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se koha për azil politik dhe ekonomik ka kaluar.

Ai i ka bërë këto komente pas një takimi me zonjen Megi De Blok, ministre për Azil dhe Migracion e Mbretërisë së Belgjikës.

“Belgjika është ndër shtetet më të ngarkuara me numrin e madh të azilkërkuesve nga shumë shtete, në veçanti nga Kosova. Këtë vit, pas masave që kemi ndërmarrë numri i azilkërkuesve është zvogëluar shumë më tepër se vitin e kaluar. Shpresojmë se me shpejtimin e procedurave për azilkërkues që ka filluar të aplikojë Mbretëria e Belgjikës, numri i azilkërkuesve do të zvogëlohet. Më duhet ta përsëris edhe një herë se koha për azil politik dhe ekonomik ka kaluar. Dhe numri i madh i azilkërkuesve është armiku më i madh në procesin e liberalizimit të vizave”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi ka folur edhe një bashkëpunim, që sipas tij është shumë i sa i përket kthimit që atyre që nuk i plotësojnë kushtet për azil, "por ka edhe disa iniciativa tjera që këtë proces ta përshpejtojmë, të bëhet identifikimi i saktë i azilkërkuesve, se a janë të gjithë nga Kosova apo nga vende tjera përreth, në mënyrë që të zvogëlohet numri i azilkërkuesve".

“Me Belgjikën në emër të shteteve të Beneluksit kemi të nënshkruar marrëveshjen për ri-pranim, natyrisht që kanë pasur arsye të shprehin shqetësim në aspektin e liberalizmit të vizave, sepse janë në presion të madh nga azilkërkuesit, bashkë me Francën dhe Suedinë dhe për këtë kemi mirëkuptim dhe qëllimi jonë është që me bashkëpunim të ngushtë numri i azilkërkuesve të reduktohet maksimalisht”, theksoi ministri Rexhepi.
XS
SM
MD
LG