Ndërlidhjet

Aktivitete të koordinuara kundër korrupsionit


Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi
“Institucionet e Kosovës të ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit, shoqëria civile dhe mekanizmat tjerë të krijuar për luftë kundër korrupsionit, janë duke punuar në koordinimin e aktiviteteve në luftën kundër kësaj dukurie, por edhe në rregullimin e infrastrukturës ligjore me standarde ma të larta, ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në seminarin “Etika dhe lufta kundër korrupsionit” të mbajtur në Prishtinë.

Kuçi ka shprehur bindjen e tij, që është duke u punuar si në aspektin legjislativ, institucional, profesional, të veprimeve policore dhe gjyqësore, për të ndaluar korrupsionin dhe për të arritur standarde të duhura etike në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Ekspertë nga Franca, njoftohet se kanë ardhur në Kosovë për të paraqitur përvojat e tyre në luftë kundër korrupsionit.

Kuçi tha se ndarja e përvojave me ekspertët francez është në dobi të Kosovës.

Në raporte të ndryshme të mekanizmave që masin nivelin e korrupsionit në ndonjë shtet, Kosova ka marrë vazhdimisht kritika për praninë e këtij fenomeni negativ.
XS
SM
MD
LG