Ndërlidhjet

Karaxhiq kërkon lirimin nga akuzat


Ish lideri i serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës Radovan Karaxhiq
Ish lideri i serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës Radovan Karaxhiq
ish lideri i serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës Radovan Karaxhiq u ka kërkuar gjykatësve lirimin nga akuzat kundër tij, në procesin në Tribunalin e Hagës, ku ngarkohet me akuzat për gjenocid.

Karaxhiq tha të hënën se prokurorët ishin përpjekur "që të bëjnë një lloj aktakuze nga asgjëja."

Sipas rregullave të gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë, të pandehurit mund të kërkojnë lirimin pasi që prokurorët të kenë mbaruar paraqitjen e rastit.

Kërkesa të tilla janë dhënë rrallë.

Prokurorët përfunduan me paraqitjen e provave kundër Karaxhiqit në muajin e kaluar.

Karaxhiq pritet të fillojë mbrojtjen në muajin tetor.

Ai është akuzuar me 11 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tij në orkestrimin e një fushate të dhunshme për të eliminuar jo-serbët nga pjesë të Bosnjës, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në korrik të 1995-ës.
XS
SM
MD
LG