Ndërlidhjet

Serbia "e ofenduar" nga mosprania e fqinjëve në inaugurim


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se e ka befasuar dhe hidhëruar ideja që në inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq nuk marrin pjesë presidentët e vendeve fqinje dhe ka vlerësuar se ky është një ofendim për Serbinë.

“Ky është një bojkotim i organizuar i inaugurimit të presidentit të Republikës së Serbisë, ky është një ofendim për Serbinë, dhe jo për Tomisllav Nikolliqin”, ka thënë Daçiq pas konsultimeve mbi formimin e qeverisë së re mes partisë së tij dhe Nikolliqit.

Liderët e Ballkanit, mes tyre, ai i Kroacisë, Bosnjes e Sllovenisë kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikolliqit në lidhje me masakrën në Srebrenicë, të cilën e ka mohuar të jetë gjenocid, si dhe deklaratës se Vukovari i Kroacisë, është një qytet serb.
XS
SM
MD
LG