Ndërlidhjet

Hetohet sekretari amerikan i Tregtisë


Los Angjelos
Los Angjelos
Policia tha se sekretari amerikan i Tregtisë Xhon Brajson po hetohet për aksident trafiku afër qytetit të Los Angjelosit.

Policia tha se Brajson ka goditur një makinë që ishte ndalur për t’i mundësuar kalimin trenit; ai kishte folur shkurt me të përfshirët dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke qëlluar sërish të njëjtën makinë.

Policia tha se pesë minuta më vonë Brajson ka goditur edhe një makinë tjetër dhe policia e ka gjetur atë pa vetëdije prapa gomës së makinës së tij.

Brajson është trajtuar për lëndime të parrezikshme për jetë dhe është dërguar në spital.

Raportohet se udhëtarët në makinat tjera nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Policia tha se nuk ka indikacione për përdorim të alkoolit apo drogës dhe se nuk janë ngritur akuza formale.
XS
SM
MD
LG