Ndërlidhjet

Reichel: Nuk lëvizen kufijtë në Ballkan


Kosova
Kosova
Komuniteti ndërkombëtar nuk do të përkrahë në asnjë formë ndryshimin e kufive në Ballkan, ka deklaruar të hënën në Prishtinë, ambasadori gjerman në Kosovë, Ernset Reichel.

Ndryshimi i kufijve do të kishte pasoja të mëdha ka parashikuar ai.

Diplomati gjerman, këto komente i bëri gjatë një ligjërate që pati në Kolegjin për integrime Evropiane në Prishtinë.

”Në rastin e veriut të Kosovës është e qartë se nuk mund të jetë çështje e izoluar nga tjerat probleme. Nuk mund të izolohet veriu nga ndikimi ne Luginën e Preshevës, nga çështja e shqiptarëve në Maqedoni dhe nga Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Nëse i përcaktoni kufijtë në Kosovë në bazat e kriterit etnik, krijon një domino efekt në Ballkanin perëndimor. Kur ka domino proces në zinxhir nuk do të ë përfundonte pa dhune dhe vuajtje”, ka thënë ambasadori Reichel.

Ndërkaq duke folur për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, ai e ka mirëpritur vendimin e qeverisë për hapjen e zyrës administrative, duke e cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm të Prishtinës për të shtrirë autoritetin atje.

“Jo vetëm se zyra është një element i shtetësisë së Kosovës që po prezantohet në veri, por edhe sepse kjo zyrë pritet të bëjë oferta të mira pirr qytetarët atje. Në këndvështrimin tim nuk është vetëm përdorimi i forcës si kusht për zhvillim të qëndrueshëm në veri, por duhet krijuar situata kur njerëzit bindën që kanë një alternativë ndaj situatës aktuale”, ka thënë Reichel.

Sipas tij, historia e Kosovës është një shembull shumë i mirë se sa i paefektshëm është përdorim i forcës.(z.g.)
XS
SM
MD
LG