Ndërlidhjet

UEFA kërkon masa shtesë kundër racizmit


Ilustrim

Ilustrim

Trupi qeverisës evropian i futbollit i bëri thirrje zyrtarëve në qytetet polake dhe ukrainase, nikoqire të kampionatit Euro-2012, që të bëjnë më shumë për të siguruar se nuk do të përsëriten abuzimet racore.

UEFA tha se në letrat dërguar kryetarët të qyteteve nikoqire për Euro-2012, ka kërkuar që të parandalohen sjelljet diskriminuese ose raciste në seancat e hapura të stërvitjeve.

UEFA kërkoi që të ndërmerren masa shtesë, përfshirë një prani më të madhe të policisë.

Thirrja vjen pasi kapiteni i Holandës Mark van Bomel, tha në një intervistë më 8 qershor se ekipi i tij ka dëgjuar imitime të zërave të majmunëve, që iu drejtoheshin dy lojtarëve me ngjyrë të ekipit holandez gjatë strëvitjes në qytetin polak të Krakovit.
XS
SM
MD
LG