Ndërlidhjet

Jahjaga dekoroi 30 personalitete


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Lirisë të Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori vendim për të dekoruar një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë.

Vendimi për dekorim u mor në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 6 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e Tyre, si dhe në bazë të raportit të Komisionit Vlerësues për dhënien e dekoratave.

Më poshtë japim listën e personaliteteve të dekoruara:

Xhevat Ahmet Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Hakif Zejnullahu, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Edmond Hoxha, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Agron Rama, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Mehë Ramë Uka, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Rrahim Samiu-ZOGU, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Shemsi Ahmeti, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Shefko Salkoviq, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Ismet Asllani, dekorohet me dekoratën URDHRI HERO I KOSOVËS, për vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës;

Mulla Idriz Gjilani, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Atë Luigj Palaj, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Atë Shtjefen Gjeçovi, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Shkumbin Terpeza, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Ali Bajraktari, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Shemso Ferri, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Shyhrete Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Ylfete Humolli, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës;

Vjollca Berisha, dekorohet me dekoratën URDHRI I LIRISË, për kontributin e lartë për liri të Kosovës.

Sale Jashari, dekorohet me dekoratën URDHRI LUFTËTAR I LIRISË ”ADEM JASHARI”, për trimëri në luftën për liri;

Nekibe Kelmendi, dekorohet me dekoratën URDHRI PËR PAQE, DEMOKRACI DHE HUMANIZËM “DR. IBRAHIM RUGOVA”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit;

Viktor Meier, dekorohet me dekoratën URDHRI PËR PAQE, DEMOKRACI DHE HUMANIZËM “DR. IBRAHIM RUGOVA”, për veprën jetësore si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit;

Sehadete Mekuli, dekorohet me dekoratën MEDALJA HUMANITARE “NËNA TEREZE”, për kontributin e dhënë në çështjet humanitare;

Flora Brovina, dekorohet me dekoratën Medalja Humanitare “Nëna Terezë” për kontributin e dhënë në çështjet humanitare;

Nurije Zekaj, dekorohet me dekoratën MEDALJA E PAQES DHE PAJTIMIT “ANTON ÇETTA” për kontributin e dhënë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve;

Drita Begraca, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;

Walter Happer, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;

Safete Rugova, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit;

Katarina Josipi, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE, për kontributin e dhënë në fushën e artit;

Melihate Ajeti, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e artit;

Nadira Avdiq Vllasi, dekorohet me dekoratën MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe kulturës.
XS
SM
MD
LG