Ndërlidhjet

Libia ndalon 4 vetë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet libiane thuhet se ua kanë caktuar nga 45 ditë paraburgim katër të dërguarve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkak të, siç thuhet, kërcënimit të sigurisë kombëtare.

Të dërguarit e Gjykatës u ndaluan pas vizitës që i bënë djalit të burgosur të Muamer Gadafit, Saif al-Islamit, në qytetin malor perëndimor të Zintanit.

Avokatët libianë dhe forcat e sigurisë thanë se ekipi u arrestua pasi një nga avokatët, Melinda Tejlor, u zu me dokumente që konsideroheshin si të dyshimta për Saif al-Islamin.

Ndërkohë, një konvoj diplomatik britanik u sulmua në Bengazi të hënën, në incidentin e fundit të një valë sulmesh mbi caqet e huaja. Për sulmin fajësohen militantët islamikë.

Personeli britanik i sulmuar, thuhet se nuk ka pësuar lëndime.
XS
SM
MD
LG