Ndërlidhjet

Nobel ul çmimet për laureatët


Pamje nga një ceremoni e ndarjes së çmimeve Nobel

Pamje nga një ceremoni e ndarjes së çmimeve Nobel

Fondacioni Nobel tha se shuma e parave që u është dhënë laureatëve të çmimeve prestigjioze do të ulet për një të pestën.

Fondacioni me bazë në Stokholm përmes një deklarate tha se paratë që janë dhënë për fushat e shkencës, letërsisë dhe paqes do të ulen në tetë milionë kruna suedeze, apo 1.12 milionë dollarë.

Në deklaratë thuhet se kostoja i ka tejklauar të hyrat në dekadën e kaluar dhe e ka bërë të domsodoshme uljen e çmimit nga 10 milionë kruna suedeze sa ka qenë deri tash.

Çmimi prestigjioz i Nobelit është dhënë për herë të parë në vitin 1901.

Kapitali që formon bazën e çmimeve është dhënë, sipas testamentut të shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
XS
SM
MD
LG