Ndërlidhjet

Inaugurohet Nikolliq, premton 'ruajtjen' e Kosovës


Presidenti serb Tomisllav Nikolliq
Presidenti serb Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se rruga evropiane e Serbisë është rrugë e ardhmërisë, dhe se është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me të gjithë dhe që në rajon të mbizotërojë politika e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit.

Ai gjatë imaugurimti të tij si president ka thënë se është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me të gjithë, edhe me Lindjen edhe me Perëndimin, meqë, me këtë, Serbia vetëm fiton dhe asgjë nuk humb.

Nikolliq ka thënë se do të mbrojë Kushtetutën, do të respektojë dhe ruajë integritetin territorial të Serbisë dhe do të përpiqet që t’i bashkojë të gjitha forcat politike në vend, që të kenë një politikë të përbashkët kundrejt Kosovës.

Inaugurimi i tij, megjithatë, është bojkotuar nga shumica e liderëve rajonalë, për shkak të së kaluarës së tij nacionaliste dhe mohimit se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid.

Diplomatët perëndimorë dhe liderët rajonalë e kanë kritikuar atë, që e kanë quajtur përpjekje të Nikollqit për të “rishkruar historinë
XS
SM
MD
LG