Ndërlidhjet

logo-print

Bujar Nishani, president i Shqipërisë


B

B

Bujar Nishani u zgjodh me 73 vota pro të mazhorancës president i Republikës së Shqipërisë.

Në votim kanë votuar 76 deputetë, dy nga to ishin të pavlefshme, një kundër.

Partia Socialiste e Shqipërisë e ka bojkotuar votimin, pasi që nuk është pajtuar me kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

Ndryshe, mazhoranca mblodhi nënshkrimet e nevojshme për Bujar Nishanin, që deri tash ishte ministër i Punëve të Brendshme, pas tërheqjes së kandidatit Artan Hoxha.

Opozita nuk u pajtua as me kandidatin Hoxha.

Nishani u zgjodh në raundin e katërt të votimit per zgjedhjen e presidentit shqiptar.
XS
SM
MD
LG