Ndërlidhjet

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Të martën Komiteti ushtarak i NATO-s do ta vizitojë shtabin e KFOR-it.

KFOR-i po sfidohet në zbatimin e mandatit të tij në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave të ngritura nga serbët, të cilat pamundësojnë një nga detyrat kryesore të KFOR-it, ofrimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë.

Në fillim të këtij muaji gjatë një përpjekje për largimin e barrikadës në Rudarë të Zveçanit janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it.

Pas kësaj, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen pat shprehur lavdata për ushtarët e KFOR-it dhe mënyrën se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave.

Ndryshe, Komiteti Ushtarak është autoriteti më i lartë ushtarak në NATO.

Ai është burim kryesor i këshillimit ushtarak për trupat vendim-marrëse të NATO-s dhe rrjedhimisht përfaqëson lidhje esenciale ndërmjet procesit vendim-marrës politik dhe strukturës ushtarake të NATO-s.
XS
SM
MD
LG