Ndërlidhjet

Bota më paqësore në vitin 2012


Logo e Global Peace Index

Logo e Global Peace Index

Bota ka qenë një vend më paqësor në vitin 2011 me gjithë rritjen e dhunës në Siri dhe zierjen e trazirave civile në Evropë.

Këtë përfundim e sjell një studim i ri i Global Peace Index, i kryer nga Instituti për Ekonomitë dhe Paqen me seli në SHBA dhe Australi.

Në studim theksohet se Afrika sub-Sahariane për herë të parë nuk është më rajoni më jo paqësor.

Ky epitet i ka shkuar Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si rezultat i “Pranverës Arabe”.

Sondazhi ka studiuar 23 indikatorë në 158 shtete duke përfshirë matjet mbi trazirat civile, krimet dhe shpenzimet ushtarake.
XS
SM
MD
LG