Ndërlidhjet

logo-print

Fëmijët në Siri përdoren si "mburojë njerëzore"


Siri...

Siri...

Kombet e Bashkuara e kanë vendosur regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad në listën e qeverive që rekrutojnë, vrasin dhe torturojnë fëmijët në konfliktet e armatosura.

Një raport i ri i OKB-së tha se sirianët jo më të mëdhenj se nëntë vjeç janë vrarë e gjymtuar, janë arrestuar e ndaluar në mënyrë arbitrare, dhe kanë qenë viktima të torturës e dhunës seksuale.

Raporti bazohet në intervistat e vëzhguesve të OKB-së më fëmijët dhe ish ushtarët në Siri.

Në të thuhet se fëmijët janë vendosur në tankset ushtarake të Sirisë për t’u përdorur si mburojë njerëzore në betejat kundër forcave opozitare.

Në raport thuhet se fëmijët me plagë kanë përshkruar forma të ndryshme të torturave.

Raporti kritikoi forcat opozitare se po i përdorin fëmijët që të bartin ujë dhe pajisje mjekësore në vendet ku po zhvillohen betejat.
XS
SM
MD
LG