Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 12 qershorin në vite...


Ilustrim

Ilustrim

1967 - Gjykata Supreme bën të ditur që shtetet nuk mund të ndalojnë martesat ndërraciale.

1812
- Napoleon Bonaparta dhe ushtria e tij pushtuan Rusinë.

1897 - Një tërmet i fuqishëm në Asam, Indi, shkakton rrëshqitje të tokës dhe valë vdekjeprurëse, duke vrarë më shumë se 1 mijë e 500 njerëz.

1898 - Nacionalistët filipinë shpallë pavarësinë nga Spanja.

1901 - Kuba pajtohet që të bëhet një protektorat amerikan duke pranuar Amendamentin Plat.

1937 - Bashkimi Sovjetik nën udhëheqjen e Josef Stalinit, ekzekutoi tetë krerë të ushtrisë, gjatë një spastrimi.

1942 - Ana Franku merr për dhuratë të ditëlindjes së saj të 13-ë ditarin në të cilin shkruan atë që vite më vonë bëhet libër.

1963 - Aktivisti i të drejtave civile Medgar Evers u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në Xhekson, Misisipi.

1971 - Tricia, e bija e presidentit Riçard M. Nikson, dhe Eduard F. Koks, u martuan në Oborrin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

1987 - Gjatë një vizite në qytetin e ndarë gjerman të Berlinit, presidenti Ronald Regan publikisht sfidoi liderin sovjetik, Mikhail S. Gorbaçov që të "shemb këtë mur."(g.k.)
XS
SM
MD
LG