Ndërlidhjet

Sulmohet patrulla e policisë në veri


Mitrovicë

Mitrovicë

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se sulmi ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të policisë të vendosur në një pikë statike pranë godinës në ndërtim, që planifikohet të jetë Zyra qeveritare Administrative e Veriut.

“Një predhë ka goditur automjetin e policisë në kohën kur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë qenë brenda në automjet. Por, askush nuk është lënduar. Besohet se këto të shtëna kanë ardhur nga drejtimi i veriut”, ka shpjeguar Hoti.

Ai ka thënë se në vend të ngjarjes, përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë paraqitur edhe ekspertët e mjekësisë ligjore së bashku me task-forcën e EULEX-it, për të përcaktuar drejtimin ose trajektoret e predhave që kanë goditur veturën.
XS
SM
MD
LG