Ndërlidhjet

Thaçi viziton Hungarinë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë.

"Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si dhe do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë tjerë shtetërorë të Hungarisë", thuhet në njoftimin e kabinetit të tij.

Kryeministri Thaçi dhe kryeministri Orban do t’i drejtohen me nga një fjalë rasti Forumit Ekonomik, që organizohet në Budapest nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG