Ndërlidhjet

logo-print

KE: Njohja e Kosovës nuk është kusht për negociata me Serbinë


Flamuri i BE-së dhei Gjermanisë në një ndërtesë në Bruksel

Flamuri i BE-së dhei Gjermanisë në një ndërtesë në Bruksel

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot në Bruksel se “njohja e Kosovës kurrë nuk është përcaktuar ose formuluar si kusht që Serbia të lëvizë në procesin e hyrjes në anëtarësi në Bashkimin Evropian”.

Zoti Stano, që është përfaqësues për shtyp i komisionarit për zgjerim të KE-së, Shtefan Fyle, mëtutje ka theksuar se megjithatë, njëri nga prioritetet kryesore, është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në raportet me Kosovën” dhe vazhdimi i reformave të domosdoshme ekonomike dhe politike.

Mëtutje, Peter Stano, e ka përsëritur deklaratën e djeshme të Shtefan Fyles në Beograd, gjatë inaugurimit të presidentit Nikoliq, se prioriteti kyç është shumë i rëndësishëm, e ky është “arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në marrëdhëniet me Kosovën”.
XS
SM
MD
LG