Ndërlidhjet

BE: Diplomatja franceze e dehur i sulmon policët


Pamje nga kryeqyteti i Taxhikistanit - Dushanbe

Pamje nga kryeqyteti i Taxhikistanit - Dushanbe

Zyrja e Bashkimit Evropian në Dushanbe të Taxhikistanit thotë se një diplomate franceze është urdhëruar nga zyrtarët e BE-së, që të largohet nga ky vend, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, ishin akuzuar se i kanë sulmuar policët taxhikë, gjatë një konfrontimi në gjendje të dehur.

Zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Mahbuba Abdulloeva, tha se diplomatja Malika Malki, 40 vjeçare, pritet që të largohet brenda “disa ditësh”.

Raportohet se bashkëshorti i saj, Xhalal Kazu, është larguar nga Taxhikistani ditën e hënë.

Malki, atashe në Zyrën e BE-së dhe burri i saj, janë akuzuar për sulm dhe lëndim të tre policëve në një kafene në Dushanbe më 4 Qershor.

Policia kishte ftuar për përforcim, pasi çifti kishte krijuar shqetësim në kafene, meqë në gjendje të dehur i kishte ngacmuar mysafirët e tjerë në restorant.

Zyrtarët e Taxhikistanit thanë se për shkak të imunitetit diplomatik të zonjës Malki, ishte kërkuar nga zyrtarët e BE-së që të merren me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG