Ndërlidhjet

Serbi: GJK e ndaloi veprimtarinë e grupit klerofashist


Pjesëtarët e grupit Obraz në një gjykatë në Beograd në prill të këtij viti
Pjesëtarët e grupit Obraz në një gjykatë në Beograd në prill të këtij viti
Gjykata Kushtetues e Serbisë, me propozim të Prokurorisë republikane, e ka ndaluar veprimtrainë e grupit klerofashist Obraz, i cili është përgjegjës për sulme kundër perëndimorëve, leberalëve, homseksualëve e të tjerëve.

Gjykata tha se ky grup është ndaluar për shkak të “nxitjes së urrejtjes racore, kombëtare dhe religjioze”.

Grupi ishte i ivolvuar në djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, gjatë protestave të nacionalistëve serbë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga shtetet perëndimore.

Ky grup, që cilësohet edhe si ultranacionalist, është tërësisht anti-perëndimor dhe krejtësisht pro-rus.
XS
SM
MD
LG