Ndërlidhjet

logo-print

Asanzh kërkon rihapjen e rastit të tij në Britani


Xhulian Asanzh

Xhulian Asanzh

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Xhulian Asanzh, sot ka kërkuar nga Gjykata Supreme në Britani, që ta rihapë ankesën e tij kundër ekstradimit në Suedi.

Këtë kërkesë e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i Gjykatës Supreme.

Gjykata Supreme, muajin e kaluar, e ka refuzuar kërkesën e Xhulian Asanzhit kundër esktradimit, por avokatët e tij thonë se ata kërkojnë rihapjen e rastit pasi nuk kanë pasur rast t’i analizojnë disa nga provat e paraqitura.

Asanzh u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2010, kur WikiLeaks i publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG