Ndërlidhjet

Afganistan: 80 fshatarë konsiderohen të zhdukur pas tërmetit


Pamje pas tërmetit në provincën Baghlan në Afganistan
Pamje pas tërmetit në provincën Baghlan në Afganistan
Ekipet e shpëtimit në Afganistan po përpiqen t’i gjejnë afro 80 fshatarët afganë, për të cilët ka shqetësime se janë zënë nga rrëshqitja e dheut, pas dy tërmeteve në pjesën veriore të Afganistanit.

Guvernatori i provincës Baghlan, Abdul Maxhid, tha se 22 shtëpi ishin mbuluar nga dheu .

Deri sot në mesditë, janë gjetur dy trupa të pajetë dhe në spital janë dërguar afro 20 njerëz me lëndime.

Tërmetet me intensitet 5.4 dhe 5.7 shkallë e goditën këtë rajon ditën e hënë, duke sjellë dhe dhe gurë në vendbanimet e largëta malore.

Nga një tërmet në këtë rajon në vitin 2002 ishin vrarë afro 2 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG