Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 13 qershorin në vite...


New York Times
New York Times
1971 - New York Times filloi botimin e Gazetës së Pentagonit, një studim sekret i përfshirjes amerikane në Vietnam.

1865 - U lind Uilliam Butller Jits, poet dhe dramaturg irlandez.

1923 - Francezët caktuan një pengesë të tregtisë mes Ruhrit të pushtuar dhe pjesës tjetër të Gjermanisë.

1940 - Banorët e Parisit u evakuuan, gjersa trupat gjermane po i afroheshin qytetit.

1944 - Bomba e parë nga Gjermania, V-1, godet Londrën.

1978 - Izraeli bën tërheqjen e fundit të forcave të tyre pushtuese nga Libani.

1981 - Një adoleshent gjuajti gjashtë të shtëna boshe në Mbretëreshën Elizabeta II, gjatë një parade në Londër.

1983 - Anija kozmike Pioner 10, që qëndroi në hapësirë për 11 vjet, lë sistemin diellor.

2005 - Këngëtari Majkëll Xhekson u lirua nga akuzat për keqtrajtimin e një 13-vjeçari, në fermën e tij në Neverlend.

2009 - I tashmi president i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad u shpall fitues i një votimi të diskutueshëm presidencial, duke nxitur javë të tëra të demonstratave masive.(g.k.)
XS
SM
MD
LG