Ndërlidhjet

logo-print

Kryqi i Kuq: Situata në Siri po përkeqësohet me shpejtësi


Automobilat e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri

Automobilat e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se situata në disa pjesë të Sirisë po përkeqësohet, derisa luftimet kanë shënuar intensifikim.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq tha se qindra njerëz janë larguar këtë javë nga disa pjesë të qytetit Homs, bazë e kryengritësve, që është në shënjestër të forcave qeveritare.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara dje janë detyruar të kthehen prapa nga qyteti al-Haffa nga masa e zemëruar.

Derisa ata ktheheshin, kundër tre automobilave të tyre është hapur zjarr. Askush nuk ka pësuar lëndime.
XS
SM
MD
LG