Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet në Bagdad dhe Hilla – më se 50 të vrarë


Irakianët e inspektojnë terrenin ku ndodhi shpërthimi i një makine - bombë në Bagdad
Irakianët e inspektojnë terrenin ku ndodhi shpërthimi i një makine - bombë në Bagdad
Nga Iraku raportohet se më se 50 vetë janë vrarë nga një varg i sulmeve me bomba dhe me të shtëna, cak i të cilave qartazi janë pelegrinët shiitë në Baghdad, në qytetin qendror Hilla, dhe në vendet e tjera.

Së paku katër bomba kanë eksploduar në Bagdad sot herët në mëngjes, derisa besimtarët shiitë po mblidheshin për ta vizituar një tempull fetar.

Në Hilla kanë shpërthyer së paku dy bomba, që poashtu në shënjestër i kishin pelegrinët shiitë, ndërsa dy eksplodime kanë ndodhur në Balad.

Militantët sunitë të al-Kaidës e kishin marrë përgjegjësinë për sulmet e mëparshme kundër shumicës shiite në Irak.
XS
SM
MD
LG