Ndërlidhjet

Gjykata Supreme urdhëron rigjykim për një rast të vrasjes


Ilustrim
Ilustrim
Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën Supreme të Kosovës, ka urdhëruar rigjykimin e Skender Vocës, i shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes dhe i dënuar me 17 vjet burgim.

Siç bën të ditur misioni evropian, trupi gjykues ka thënë se fillimisht nuk është vërtetuar si duhet lidhshmëria e dëshmive me përgjegjësinë penale të Skender Vocës, lidhur me zhdukjen dhe vdekjen e Ajedin Qeretit.

Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndërprerjen e burgimit për të pandehurin.

Skender Voca ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prizren në mars të 2011-ës për vrasjen e Ajedin Qeretit në bazë të provave rrethanore. Qereti qe zhdukur në gusht të vitit 1999, kurse mbetjet mortore të tij ishin gjetur në korrik të vitit 2002.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut në Prizren.
XS
SM
MD
LG