Ndërlidhjet

Siria në “luftë civile”


Homs, Siri
Homs, Siri
Shefi i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Siri, Herv Ladsous, tha se shteti sirian tashmë ndodhet në gjendje të luftës civile.

Në anën tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të konfliktit, duke dërguar helikopterë sulmues për regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Moska, më herët, i ka hedhur poshtë akuzat e ngjashme.

Sulmuesit kanë qëlluar monitoruesit e OKB-së me armë zjarri, gurë dhe shufra metali, derisa kanë tentuar të hyjnë në qytetin e rrethuar të Al Hafas.

Aktivistët thonë se të paktën 72 njerëz janë vrarë anembanë Sirisë të martën, shumica nga ta civilë.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Protestuesit duan largimin e Asadit nga pushteti.
XS
SM
MD
LG