Ndërlidhjet

Ben Ali dënohet me 20 vjet burgim


Ish-presidenti i Tunizisë, Zine el Abidin Ben Ali. Nëntor, 2009.
Ish-presidenti i Tunizisë, Zine el Abidin Ben Ali. Nëntor, 2009.
Gjykata Ushtarake e Tunizisë ka dënuar në mungesë ish-diktatorin e vendit, Zine el Abidin Ben Ali, me 20 vjet burgim.

Gjykata ka bërë të ditur se Ben Ali, i cili aktualisht jeton në Arabinë Saudite, është gjetur fajtor për “vrasje dhe rrëmbime”.

Ben Ali ka sunduar Tunizinë për më shumë se 20 vjet dhe është rrëzuar nga revolta popullore në janar të vitit të kaluar.

Ai ishte diktatori i pari i përmbysur në kryengritjet e Pranverës Arabe.
XS
SM
MD
LG