Ndërlidhjet

Afro 200 të arrestuar në Varshavë


Varshavë, 12 qershor 2012.

Varshavë, 12 qershor 2012.

Policia e Polonisë ka arrestuar të paktën 184 persona gjatë përleshjeve ndërmjet tifozëve polakë dhe atyre rusë të futbollit, që zunë vend të martën në Varshavë, para takimit Poloni-Rusi.

Autoritetet e rendit thonë se mbi 20 persona janë lënduar nga dhuna, përfshirë oficerë policie dhe shtetas të Polonisë, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Pakistanit.

Zëdhënësi i Qeverisë polake tha se priten arrestime të tjera, pasi hetuesit të analizojnë videot e trazirave.

Policia ka përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të qetësuar përleshjet.

Ndeshja Poloni-Rusi, pjesë e Grupit A të Kampionatit Evropian të Futbollit, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Euro 2012 sivjet zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Ngjarja sportive ka nisur më 8 qershor dhe do të përfundojë më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG