Ndërlidhjet

Baroso: Kriza nuk është kuptuar siç duhet


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka thënë të mërkurën se kriza financiare në Eurozonë “nuk është kuptuar siç duhet” nga disa vende.

Duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Baroso e ka përshkruar krizën si “problem sistematik”.

Ai ka thënë se është e nevojshme që të “artikulohet një vizion” dhe “një rrugë më konkrete”.

Megjithatë, Baroso ka pranuar se “edhe kur qeveritë ndërmarrin hapat e duhur për reforma”, përpjekjet e tyre “mund të ndikohen negativisht nga ngjarjet që nuk i kontrollojnë dot”.

Deklaratat e Barosos pasojnë marrëveshjen e ministrave të financave të Eurozonës për t’i dhënë Spanjës kredi në vlerë prej 100 miliardë eurosh, për bankat e saj të trazuara.

Ai ka falor në prag të zgjedhjeve të 17 qershorit në Greqi, të cilat mund ta çojnë këtë vend në braktisjen e monedhës euro.
XS
SM
MD
LG