Ndërlidhjet

Thaçi takon homologun hungarez


Budapest, 13 qershor 2012.
Budapest, 13 qershor 2012.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Budapest homologun e Hungarisë, Viktor Orban.

Siç bën të ditur kabineti i kryeministrit kosovar, në këtë takim është rikonfirmuar niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve.

Thaçi mësohet të ketë falënderuar homologun e tij për ndihmën e Hungarisë, me theks të veçantë për njohjen e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës dhe mbështetjen e saj për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

Orban, nga ana e tij, ka premtuar se do të inkurajojë biznesin hungarez për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë.
XS
SM
MD
LG