Ndërlidhjet

Brukseli do t’i japë mesazhe të qarta Nikolliqit


Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se BE-ja do të t’i japë mesazhe të qarta presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, gjatë vizitës së nesërme të tij në Bruksel.

“Presim që Serbia të vazhdojë reformat e nevojshme dhe të bëjë hapat e duhur për vazhdimin e negociatave me BE-në. Nga zyra e përfaqësueses së lartë, Kethrin Eshton, do të kërkohet që të vazhdojë dialogu me Prishtinën”, ka thënë Kocijançiq.

Nikolliq pritet të takojë të enjten në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, baroneshën Kethrin Eshton dhe presidentin e BE-së, Herman Van Rompuj.

Nikolliq ka premtuar se do të vazhdojë angazhimet për integrimin evropian të Serbisë.
XS
SM
MD
LG