Ndërlidhjet

Mbi 60 të vrarë në Irak


Bagdad, 13 qershor 2012.

Bagdad, 13 qershor 2012.

Më shumë se 60 njerëz kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh që kanë goditur Bagdadin, Hillan dhe qytete të tjera të Irakut.

Sulmet kishin në shënjestër pelegrinët shiitë, të cilët përgatiteshin për të shënuar përvjetorin e vdekjes së imamit Musa al-Khadim – një stërnip i profetit Muhamed.

Përgjegjësinë për sulme të ngjashme më herët e kanë marrë militantët sunitë të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG