Ndërlidhjet

logo-print

Hetuesit rusë kërkojnë aeroplanin e zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Hetuesit rusë kanë vazhduar të mërkurën kërkimet për aeroplanin që është zhdukur të martën në rajonin Sverdlovsk Oblast, me të paktën gjashtë pasagjerë në bord.

Hetuesit thonë se fluturimi i avionit An-2 ka qenë jolegal, sepse ai nuk është miratuar nga kontrollorët e trafikut ajron në aeroportin Serov, nga ku edhe është nisur.

Makinat e pasagjerëve thuhet se kanë mbetur të parkuara në aeroport, përderisa asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në telefonat celularë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për “shkelje të rregullave të transportit ajror”.
XS
SM
MD
LG