Ndërlidhjet

Kuçi në Bruksel


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Me ftesë të Shefit të Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber, ku do të diskutohet mandati i EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, si dhe përfundimi i mandatit të këtij misioni, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar në Bruksel.

"Ky takim pason takimin e zhvilluar në fund të muajit maj në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, po në Bruksel, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për mandatin e EULEX-it", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo kujton se në këtë takim, Qeveria e Kosovës ka propozuar edhe një dokument ku parashihej mandati i EULEX-it pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.
XS
SM
MD
LG