Ndërlidhjet

Kiril: Kosova, çështje e dhimbshme


Patriarku Kiril
Patriarku Kiril
Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kiril, ka thënë se Kisha Ortofdokse e shtetit rus u ofron gjithë ndihmën e mundshme serbëve të Kosovës.

Sipas tij, Kosova është një “çështje e dhimbshme”, pasi “aksionet kundër popullatës ortodokse nuk kanë të ndalur”.

“Kosova është një çështje shumë e dhimbshme për ne që kemi të njëjtën fe si serbët. Shumica e popullsisë ortodokse është detyruar të largohet nga Kosova”, ka thënë Kiril.

Ai i ka bërë këto komente për mediat e Qipros, gjatë vizitës në këtë vend.

Qiproja është njëri nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG