Ndërlidhjet

Thaçi fton për investime në Kosovë


Budapest, 13 qershor 2012.
Budapest, 13 qershor 2012.
Duke folur në Forumin Ekonomik, të mbajtur sot në Budapest, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka potencuar disa nga arsyet për investime të huaja në Kosovë.

Në këtë rrafsh ai ka përmendur: fuqinë e re punëtore, politikat e favorshme fiskale, masat preferenciale me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, resurset natyrore e të tjera.

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Reformës së të Bërit Biznes është e përkushtuar që të bëjë edhe më shumë për krijimin e një mjedisi afarist stabil dhe të sigurt, ka thënë Thaçi.

Ai ka siguruar investitorët se Republika e Kosovës ofron mundësi dhe përkrahje institucionale për ta.

Thaçi më herët ka takuar edhe homologun hungarez, Viktor Orban.
XS
SM
MD
LG