Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Kuper mbështet Prishtinën


Borisllav Stefanoviq

Borisllav Stefanoviq

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Robert Kuper, mbështet ambicien e Prishtinës që gjatë përfaqësimit rajonal të mos përdorë fusnotën, për të cilën është rënë dakord në Bruksel.

“Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk është zbatuar për shkak të interpretimeve të ndryshme të saj. Ne jemi pajtuar që fusnota të paraqitet në tabelë (përkrah emrit të Kosovës), por për fat të keq të gjithë bëjnë sikur nuk jemi marrë vesh për një gjë të tillë. Për këtë duket qartë se kanë edhe mbështetjen e Robert Kuperit”, ka thënë Stefanoviq për radion Deutsche Welle.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, më 24 shkurt të këtij viti.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën, e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
XS
SM
MD
LG