Ndërlidhjet

Vritet lideri militant në Kaukazin Verior


Ilustrim
Ilustrim
Forcat e sigurisë dhe policia lokale në republikën ruse Karaçajevo Çekresia kanë vrarë disa militantë, përfshirë edhe një lider të kërkuar të tyre.

Autoritetet e rajonit të Kaukazit Verior kanë identifikuar liderin militant si Umar Baiçorov. Ky i fundit akuzohej për disa sulme kundër policisë lokale në vitin e kaluar.

Numri i saktë i militantëve të vrarë nuk është bërë publik.

Dhuna ndërmjet militantëve të dyshuar islamikë dhe forcave të sigurisë në Kaukazin Verior të Rusisë, që përfshin Dagestanin, Çeçeninë, Ingushetinë dhe Kabardino-Balkarian, shkakton qindra të vdekur dhe të plagosur për çdo vit.
XS
SM
MD
LG