Ndërlidhjet

UEFA gjobit Federatën Ruse të Futbollit


Ilustrim
Ilustrim
UEFA ka gjobitur Federatën Ruse të Futbollit me 120,000 euro, për shkak të trazirave në ndeshjen Rusi-Çeki, që ka hapur Kampionatin Evropian të Futbollit të premten e kaluar.

Federata Evropiane e Futbollit ka paralajmëuar se Rusisë mund t’i hiqen edhe gjashtë pikë në fushatën e ardhshme kualifikuese nëse tifozët e saj sillen sërish keq.

Tifozët rusë kanë hedhur fishekzjarre dhe kanë mbajtur parulla të paligjshme gjatë lojës në Vorcllav të Polonisë, në të cilën Rusia ka mposhtur Çekinë me rezultat 4:1.

UEFA po ashtu ka dënuar përleshjet e së martës ndërmjet tifozëve rusë dhe atyre polakë – që janë cilësuar si incidenti më i dhunshëm në Euro 2012.

Kampionati Evropian i Futbollit sivjet zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
XS
SM
MD
LG