Ndërlidhjet

logo-print

Konflikti në Siri - Lavrov akuzon Uashingtonin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Teheran, 13 qershor 2012.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Teheran, 13 qershor 2012.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Uashingtonin se “siguron armë për opozitën siriane”, në luftën e saj kundër forcave qeveritare.

Lavrov i ka bërë këto akuza në Teheran, ku me zyrtarët e këtij vendi ka biseduar edhe rreth konfliktit të përkeqësuar.

Të martën, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka akuzuar Rusinë për përshkallëzimin e dhunës në Siri, duke dërguar helikopterë sulmues për regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Shefi i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në këtë vend, Herv Ladsous, ka thënë se shteti sirian tashmë ndodhet në gjendje të luftës civile.

Por, Ministria e Jashtme siriane është përgjigjur duke thënë se vendi po përballet “me një konflikt të armatosur për të çrrënjosur terrorizmin” dhe jo me luftë civile.
XS
SM
MD
LG