Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin në “rrugë të duhur”


Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka thënë se bisedimet ndërmjet Republikës Islamike dhe fuqive botërore për programin bërthamor të Teheranit, janë “në rrugë të duhur”.

Salehi, duke folur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Teheran, ka thënë se ndjehet optimist para takimit të ardhshëm me fuqitë botërore, që do të mbahet më 18 dhe 19 qershor në Moskë.

Komentet vijnë pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Irani “është nën presion të tmerrshëm nga rusët dhe kinezët” për t’iu përgjigjur në mënyrë konstruktive propozimeve ndërkombëtare, që synojnë të qetësojnë tensionet për programin e tij bërthamor.

Bisedimet e muajit të kaluar në Bagdad ndërmjet Iranit, Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë dështuar të prodhojnë ndonjë marrëveshje.

Perëndimi druan se Irani synon të krijojë armë bërthamore, por vetë Republika Islamike thotë se aktiviteti i saj bërthamor ka qëllime ekskluzivisht paqësore.
XS
SM
MD
LG