Ndërlidhjet

Ukrainasi mohon akuzat për krim pornografik


Ilustrim
Ilustrim
Maksim Shinkarenko, shtetas i Ukrainës, ka hedhur poshtë akuzat për operimin e një rrjeti të faqeve pornografike për fëmijë.

Gjykata Federale e Nju Xhërsit e ngarkon atë me 32 akuza, që përfshijnë edhe shitjen e qasjes në këto ueb-faqe për klientët në mbarë botën.

Shinkarenko është arrestuar në Tajlandë në vitin 2009 dhe është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara fundjavën e kaluar.

Ai përballet me akuzat në Nju Xhërsi, sepse prokurorët federalë kanë zbuluar ueb-faqet në një kompjuter atje.

Prokurorët kanë bërë të ditur se 560 konsumatorë, me seli në SHBA, janë dënuar po ashtu.

Nëse shpallet fajtor në të gjitha akuzat, Shinkarenko mund të përballet me dënim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG