Ndërlidhjet

Siguria e tifozëve - “përgjegjësi e Polonisë”


Varshavë, 12 qershor 2012.

Varshavë, 12 qershor 2012.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, se organizatorët e Kampionatit Evropian të Futbollit janë përgjegjës për sigurinë e tifozëve të huaj.

Biseda e tyre telefonike pason përleshjet e së martës ndërmjet tifozëve rusë dhe polakë, që kanë zënë vend para takimit Rusi-Poloni, në Varshavë.

Me këtë rast, autoritetet e rendit kanë arrestuar afro 200 persona, ndërsa kanë paralajmëruar edhe për arrestime të tjera, pasi hetuesit të analizojnë videot e dhunës.

Organizatorë të kampionatit të sivjetmë janë Polonia dhe Ukraina.

Në ndeshjet e Grupit B, të mërkurën, Portugalia ka mundur Danimarkën me rezultat 3:2. Ndeshja është zhvilluar në Lviv të Ukrainës.

Në orën 20:45, në Kharkiv, nis takimi ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës.
XS
SM
MD
LG