Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Këmbim i akuzave lidhur me Sirinë


Hillari Klinton
Hillari Klinton
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer akuza lidhur me dhunën në Siri.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri e ka fajësuar Rusinë për përkeqësimin e situatës në Siri, duke dërguar helikopterë ushtarakë për regjimin e Bashar al-Asadit.

Zonja Klinton ka shprehur pakënaqësi që Moska i ka injoruar kërkesat e vazhdueshme për t’i suspenduar lidhjet e saj me Sirinë.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat për helikopterë, duke shpjeguar se çfarëdo dërgimi i armatimit në Siri është i ndërlidhur me kontratat e mëparshme dhe se armatimet e tilla janë vetëm për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Shumë media kanë raportuar se Lavrovi e ka akuzuar Uashingtonin për armatim të kryengritësve në Siri, por ai vetëm tha se Shtetet e Bashkuara po e furnizojnë rajonin “me mjete speciale”.

Zonja Klinton i ka hedhur poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara i furnizojnë me armatim kryengritësit në Siri.
XS
SM
MD
LG