Ndërlidhjet

SHBA: Paneta sugjeron kushte për ndihmë Pakistanit


Leon Paneta

Leon Paneta

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Paneta, tha se Uashingtoni duhet të vendos kushte për ndihmë për Pakistanin.

Duke folur në një dëgjim për buxhetin në Senatin amerikan, zoti Paneta theksoi se Uashingtoni nuk duhet ta ndalë ndihmën për Pakistanin., por duhet t’i shqyrtoj kushtet për dhënien e saj.

Ai tha se vendimi i Pakistamnit për mbylljen e rrugëve tokësore për në Afganistan, Shteteve të Bashkuara po u shkakton më tepër shpenzime për dërgimin e furnizimeve në këtë vend.
XS
SM
MD
LG