Ndërlidhjet

logo-print

Aung San Su Kji: Pas 24 vitesh – në Evropë


Aung San Su Kji

Aung San Su Kji

Liderja opozitare në Birmani, Aung San Su Kji, ka arritur në Evropë, për të parën herë pas 24 vitesh.

Ajo ka arritur në Gjenevë të Zvicrës, ku sot më vonë gjatë ditës do të flasë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

Raportohet se njëri nga thekset kryesore të saj në turneun dyjavor në Evropë, do të jetë fjalimi i pritur gjatë për fitimin e Çmimit Nobel për Paqe, që iu pat dhënë në vitin 1991.

Vizita e saj tregon ndryshimet që kanë ndodhur në shtetin, i cili është i njohur si Birmani, prej se dekadat e sundimit të ashpër ushtarak përfunduan vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG