Ndërlidhjet

Brazil: Filloi konferenca për ekologji


Presidentja e Brayilit Dilma Rusef
Presidentja e Brayilit Dilma Rusef
Në Rio-de-Zhanejro të Brazilit ka filluar Konferenca e Kombeve të Bashkuara, në temën se si të rritet ekonomia globale në një ambient më të pastër dhe miqësor.

Afro 50 mijë njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të lartë qeveritarë, aktivistë të ambientit dhe liderë të biznesit, marrin pjesë në këtë tubim, që është samiti më i madh i Kombeve të Bashkuara deri tash.

Kjo konferencë zgjatë deri më 22 qershor, ndërsa tri ditët e fundit do të ketë bisedime të nivelit të lartë të afro 130 liderëve të shteteve nga e gjithë bota.

Në hapje të konferencës, presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, u ka bërë thirrje “të gjitha vendeve të botës që të përkushtohen” për arritjen e marrëveshjes me të cilën kihen parasysh çështjet më aktuale të ambientit dhe problemet sociale.
XS
SM
MD
LG